Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka arritur në ambientet e televizionit News24, ndërsa policia vijon të rrethojë godinën dhe nuk lejon gazetarët të ushtrojnë lirshëm profesionin e tyre.
Në një deklaratë për mediat, Balliu theksoi se News24 ka qenë një zë i rëndësishëm i transparencës në Shqipëri, duke ekspozuar dhjetra afera korruptive të qeverisë përmes emisioneve si “Vetting” dhe “Në Shënjestër”.
“Beteja e gazetarëve të News24, që kanë zbuluar mënyrat se si vidheshin paratë e qytetarëve, po përballet sot me policinë e shtetit që përpiqet të mbyllë fjalën e lirë,” deklaroi Balliu.
Ai shtoi se ky nuk është vetëm një sulm ndaj News24, por ndaj çdo media që guxon të sfidojë pushtetin aktual në Shqipëri.
