Deputetja e PD, Dhurata Çupi mbërriti pranë godinës së News24 e cila ndodhet nën terrorin e policisë që i ka fikur sinjalin TV, ku është shprehur se këto janë themelet e një regjimi diktatorial.
Ajo theksoi se “është mbyllur News24 pa asnjë njoftim e procedure ligjore”, duke shtuar se ky është rrezik edhe për mediat e tjera e për shoqërinë.
Dhurata Çupi: Këto janë themelet e një regjimi diktatoral. Të gjithë deputetët që kanë qenë në atë studio televizive për të dhënë mendimet e tyre, qoftë të qeverisë apo opozitës, qytetarët që kanë qarë hallet pranë News24, atyre që iu është shembur djersa. I shikoj lotët tuaj dhe nuk e kam të lehtë të përballoj dëshpërimin tuaj si gazetar dhe stafit.
Në 6 të mëngjesit është mbyllur News24 pa asnjë njoftim e procedure ligjore. Ky është rrezik edhe për mediat e tjera, për shoqërinë. Të gjithë do të duhen të ishin këtu.
(BalkanWeb)
