Nga: ZONJA VJOLLCA
250 ml qumësht
250 gr gjalpë
500-600 gr miell (100 gr mund të jete misri ose arre kokosi)
3 lgj sheqer
1 kokërr veze
Sherbeti:
600 gr sheqer
2 gota ujë
2 feta limon
Vendosim qumështin të ziejë së bashku me gjalpin dhe kur këta përbërës të jenë në vlim shtojmë gradualisht miellin derisa masa të trashet dhe të formohet një brumë i trashë. Vazhdojmë pak pjekjen, e largojmë nga soba duke shtuar pas 2-3 minutave 1 të kuqe veze. Kjo ëmbëlsirë mund të gatuhet tradicionalisht vetëm me miell por mund të shtoni dhe 100 gr pluhur arrë kokosi ose 100 gr miell misri për ta bërë më të shkrifët. Vendosim pak miell në tavolinën e punës dhe vazhdojmë të punojmë brumin derisa të lidhet mirë. E vendosim më pas në një tepsi duke e niveluar mirë. E presim para se ta pjekim dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta derisa tespishtja të ketë marrë një ngjyrë kafe të bukur. Gjatë kohës që tespishtja piqet ne vendosim sheqerin në vlim në 2 gota ujë dhe 2 feta limoni. Kur ëmbëlsira të jetë pjekur e sherbetosim.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)
