Shfaqja “testamenti” e Leka Bungos rivjen në Teatrin Kombëtar nga e enjtja në të dielë në orën 19:00. Komedia e zezë që është vepër e shkruar nga Bungo dhe me regjinë e tij, ka në qendër Kuqon, një personazh që jeton në bunker dhe me mendje të bunkerizuar, ende i lidhur me të kaluarën por kritik edhe ndaj të tashmes.

Kuqo interpretohet nga aktori i njohur Viktor Zhusti i cili i jep jetë marrëzisë së Kuqo komunistit që jeton mes dy kohëve duke vënë në dukje të metat e tyre dhe ato të shoqërisë.

Kuqo bart misionin e rrëfimtarit e dëshmitarit në një komedi të zezë që na zhvesh nga mitet e keqkuptimet përmes teatrit.

Në katër net, publiku do të mund të ritakojë një vepër shqiptare që shpërfaq Shqipërinë nga viti 1921 deri në vitin 2023 duke përfshirë luftën, pasluftën e demokracisë përmes një karakteri të fandaksur që bën fluturime pindarike , kritikon ritakon mënyrën si shkruhet historia, rrëzon mitet e sistemit të kaluar komunist dhe mitet e sistemit demokratik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: