AF Elbasani ka zhvilluar ndeshjen e parë testuese pas dy javësh përgatitje intensive, duke u përballur me ekipin e vet të të rinjve, Elbasani U-19. Miqësorja u luajt pasditen e së shtunës në stadiumin “Elbasan Arena”, në prani të një numri të konsiderueshëm tifozësh që kishin ardhur për të parë nga afër gjendjen e skuadrës para fillimit të ndeshjeve zyrtare.

Pjesa e parë ishte e barabartë në ritëm dhe prodhoi disa momente të mira për ekipin e parë, i cili dominoi më shumë në zotërimin e topit dhe iniciativën. Izraeliti Roei Ben Shimon ishte më aktiv në sulm, duke krijuar dy mundësi të pastra shënimi, por pa arritur ta dërgojë topin në rrjetë. Portieri i të rinjve reagoi mirë në të dyja rastet, duke ruajtur rrjetën të paprekur deri në pushim.

Paraqitje të mirë bën edhe të rinjtë, që mbyllën hapësirat dhe shqetësuan me daljet e tyre në sulm edhe ekipin e të rriturve. Në pjesën e dytë, diferenca fizike dhe teknike u bë më e dukshme. Ekipi i parë rriti ritmin dhe shënoi katër gola me katër autorë të ndryshëm. Ze Gomesh zhbllokoi takimin në minutën e 58-të me një goditje të saktë brenda zonës, ndërsa vetëm katër minuta më pas, Tsague e çoi rezultatin në 2-0 me një finalizim të bukur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb