“Parandalimi është detyrë ndaj vetes, dhurimi është detyrë ndaj shoqërisë”. Nën këtë moto stafi i Agroturizmit “Via Egnatia” ka dhuruar gjak sot për spitalin e Lushnjes.
Nismës në kuadër të tetorit rozë, i janë bashkuar edhe dy drejtuesit e këtij biznesi, Paola Sula dhe Matteo Casanova.
Statusi
Sot në Agroturizmin Via Egnatia u zhvillua një nismë e rëndësishme në bashkëpunim me Kryqin e Kuq. Stafi me në krye themeluesit, dhuruan gjak për spitalin e Lushnjes në kuadër të tetorit rozë.
Shpresojmë që me anë të këtij gjesti të bëhet e mundur ndërgjegjësimi i popullatës së Peqinit, Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë. Dhurimi i gjakut është një veprim i përgjegjshëm, i cili mund të ndihmojë në shpëtimin e shumë jetëve.
