“Dhuro floke, fal shpresë”, nisma për dhurimin e flokëve për gratë e diagnostikuara me kancerin e gjirit.
Me flokë të gjata dhe me sy të qeshur, vajza të vogla të moshës 8 dhe 9 vjeç i janë bashkuar nismës për dhurimin e flokëve për gratë e diagnostikuara me kancerin e gjirit. Flokët e dhuruara kthehen në paruke dhe shërbejnë për gratë që flokët e tyre kanë rënë nga kimioterapia.
Vajzat shprehen se kanë rritur flokët e tyre vetëm për të ndihmuar gratë e sëmura dhe t’iu kthejnë atyre buzëqeshjen.
Kjo fushatë e cila zhvillohet për të shtatin vit me radhë, organizohet nga Europa Doona Albania, presidentja e saj ndau edhe historinë e saj personale, ku në familjen e saj janë të prekur 7 persona nga kanceri i gjirit.
Mjeke dhe paciente me kancerin e gjirin ndanë historitë e tyre personale dhe dhanë mesazhin e rëndësishëm të diagnostifikimit në kohë të sëmundjes në mënyrë që të mjekohet më lehtë.
Tetori është muaji Rozë i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Por mjekët bëjnë thirrje për gratë dhe vajzat që të kryejnë kontrolle jo vetëm në tetor, po edhe gjatë vitit si mënyra më e mirë për ta kapur në kohë dhe për ta luftuar sëmundjen.