Drejtori sportiv i Dinamos, Luan Pinari foli për mediat pas hedhjes së shortit për sezonin e ri në Superiore. Ai u ndal te java e parë ku do të udhëtojnë drejt Durrësit dhe do të përballen me Teutën. Ndër të tjera, Pinari foli edhe për duelin me Eskadales në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
“Është një transfertë pozitive për ne pasi është një skuadër që ka ndryshuar presidentin dhe një staf totalisht i ri dhe mendoj që do të jetë një nga rivalët për ne në këtë sezon. Them që është një kundërshtar tipik, aty do të fillojë rrugëtimi i Dinamos nga një transfertë. Gati do të jemi kur të zbresim në fushën e lojës, të fokusohemi te kundërshtari i Eskadales i Andorrës, besoj ekipi ka punuar mjaft mirë dhe shpresoj të jemi të gashtëm, se janë dy ndeshje që vulosin kualifikimin. Për momentin jemi të fokusuar te këto dy ndeshje dhe pastaj te merkatoja, varet nga rezultati që do marrim. Duam apo sduam ne, Dinamo me sezonin që kaloi është pretendente, edhe po të fshihemi ne”.
“Do të hyjmë si një ekip që do të pretendojmë majat. Po të merremi më sezonin e shkuar do të harrojmë sezonin e ri, pengje ka sa të duash se mund të kishim bërë më mirë, por mund të kishte shkuar edhe më keq. Kur merr një trofe, je në Kupat e Europës them që ishte një sezon pozitiv dhe ato pengjet e sezonit të shkuar të shmangen këtë vit. Ne kishim besim dhe e kishim studiuar që do të ishte Eskadales, do të jemi gati për ti përballuar këto dy sfida”, tha ai në një pronocim për mediat.
