Prurja më e re e Teutës, Sherif Kallaku nuk luajti në ndeshjen e Kupës me Erzenin (1-1), por gjithsesi u ndal për mikrofonat e mediave, për të dhënë prononcimin e tij.
“Do jem pjesë e skuadrës. Kam zgjedhur numrin 59 me të cilin e kam nisur edhe në Superligë. Normalisht që do të doja shumë të isha në fushë, por jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Mendojmë se bëjmë një paraqitje të mirë edhe pse pësuam gol, arritëm të reagonim.”
OBJEKTIVAT-“Qëllimi është që Teuta të shkojë sa më lartë dhe shpresoj të jem fat me Teutën dhe të gjej veten. Mendoj se Teuta ka nevojë për shpirtin e garës, sepse me cilësitë që ka në kampionat nuk ka shumë diferenca.”
LARGIMI NGA TIRANA- “Unë Tiranës i uroj shumë sukses dhe i falenderoj të gjithë çunat dhe trajnerit Shehi që kam kaluar shumë mirë. Pavarësisht arsyes time të largimit që s’do ta them kurrë në media, shpresoj që Tirana të shpallet kampion” – Tha ai.
(BalkanWeb)
