Trajneri i Teutës, Edi Martini ka dhënë mendimin e tij për fitoren 0-1 me Skënderbeun.

“Normal më gëzon jashtë mase kjo fitore, duke patur parasysh pozitat që jemi. E mposhtëm Skënderbeun në të gjitha drejtimet, na erdhën disa herë te porta, por ishim më mirë se ata dhe e merituam fitoren.

Pse Arifi në vend të Peposhit? Po ndryshoni shpesh lojtarin që godet penalltinë, por s’po shënohet përsëri?

“Këto janë ndeshje që kanë presion të madh. Peposhi humbi penallti 2 herë radhazi dhe vendosa të gjuante Kruja që ka më shumë eksperiencë, por edhe ai gaboi. Peposhi nuk ka qenë në formë të mirë dhe Arifi ka qenë më lart. Them që ia arritëm të mbanim Skënderbeun larg dhe përgëzoj çunat”.

“Kishim planifikuar ndryshe vendosjen e Skënderbeut. Pastaj ne vendosëm të luanim me bllok të mesëm. Kundërshtari nuk kishte asnjë rast vetëm një goditje standarde. Po të barazonim ose humbnim këtë ndeshje pas asaj penalltie, do të ishte shok psikologjik për të gjithë ekipin”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: