Kryeministri Edi Rama do të njoftonte pas takimit të krerëve të NATO-s në Ankara, disa muaj më parë se mbledhja e ardhshme e Samitit të Aleancës do të zhvillohej në Tiranë, në vitin 2027. Por sot kreu i qeverisë përgënjeshtroi veten e tij. Gjatë komunikimit me gazetarët në mbërritje të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian në Irlandë, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për samitin e ardhshëm të NATO-s, që Shqipëria synon ta organizojë në Tiranë, duke deklaruar të kundërtë

Rama bëri të ditur se Shqipëria është projektuar si vendi mikpritës i samitit të ardhshëm, por ende nuk është arritur një dakordësi për datën e zhvillimit të tij. Rama tha se nuk do të ketë mbledhje të liderve NATO-s në Tiranë vitin e ardhshëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Balkanweb (@balkanweb_official)

Ai përjashtoi vitin 2027, ndërsa tha se nëse Samiti do të mbahet në vitin 2028, atëherë ai do të zhvillohet me siguri në Tiranë.

Edi Rama: 

Sigurisht, Shqipëria projektohet si mikpritësja e ardhshme e samitit të NATO-s. Çështja është që nuk është arritur një qëndrim i përbashkët se kur do të zhvillohet samiti. Është e sigurtë jo në 2027. Në 2028 nëse do të ketë një samit, do të zhvillohet në Tiranë dhe kjo s’ka asnjë dyshim dhe gjithçka që thuhet pastaj rreth kësaj, janë të gjitha gjepura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb