PRISHTINE- Pengimin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës janë duke e bërë personat të cilët po hedhin molotov, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan k.kosova.

Ai, nga Shtimja – ku mori pjesë në 17 vjetorin e themelimit të PDK-së në këtë qytet – tha se udhëheqjen e shtetit e cakton kutia e votimit e jo gazi lotsjellës.

“Parlamenti Evropian ka aprovuar MSA-në, mirëpo ne nuk po arrijmë të aprovojmë atë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për shkak të gazit lotsjellës. Jemi të pavarur, mirëpo nuk duhet harruar se kurrë nuk është e tepërt të marrim këshilla nga miqtë tanë evropianë dhe amerikanë. Ata të cilët po hedhin molotov në drejtim të institucioneve kurrë nuk kanë marrë ndonjë vendim të mirë për ju qytetarë, mësues, invalidë të luftës, të burgosur politikë”, pohoi Thaçi.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: