Presidenti i vendit Hashim Thaçi i është gëzuar shumë lajmit se nga Kongresi Amerikan i është bërë thirrje Administratës Amerikane të përgatisë Kosovën për programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe.

Postimi i plote i Thaçit:
“Vargut të lajmeve të gëzueshme për të gjithë ata që ia duan të mirën Kosovës iu shtua edhe ai nga Kongresi Amerikan që i bëri thirrje Administratës Amerikane të përgatisë Kosovën për programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe.

FSK është e gatshme të bëhet Forca e Armatosur e Kosovës, që do të jetë një forcë multietnike, me përfaqësim të të dy gjinive, me profesionalizëm dhe përgatitje sipas standardeve të NATO-s dhe e gatshme që të kontribuojë për paqe në Kosovë, në rajon dhe në botë. Institucionet e Kosovës duhet sa më shpejtë të marrin vendimin për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës. Miqësia jonë me SHBA-në është mirënjohje por edhe obligim që të vazhdojmë të punojmë për t’i kryer të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë tona. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: