Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet për viktimat pas sulmit në Paris.
“Në mendjet tona i kemi policët e vrarë sonte në Paris. Vlerat tona të përbashkëta u kërcënuan edhe një herë në Paris”, shkruhej në postimin e Thaçit në Twitter.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në qendër të kryeqytetit francez, ndërsa humbi jetën një polic dhe vet agresori.
(ed.me/BalkanWeb)