Partia Demokratike ngriti shqetësime sa i takon votës së diasporës disa ditë më parë, duke pretenduar manipulime të mundshme.

Sot kur procesi është në fazën vendimtare, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se do të numërohet çdo votë e diasporës, ndërsa theksoi se do të veçohen thasët me vota të Taulant Ballës.

Në një komunikim me gazetarët ai u shpreh se do të monitorojë cdo votë.

“Informacionet tona janë të bollshme për thasët e Taulantit, por votat tona do të numërohen një për një.

Vota e diasporës do numërohet një për një. Por thasët e Taulantit do të veçohen.

Kam ardhur të monitoroj numërimin e çdo vote”, tha Noka.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb