Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit për aksionin e SPAK, DEA dhe policisë malazeze, lidhur me thasët me pleh të sekuestruar në Fier, ku dyshohet se fshihet drogë e ardhur nga Kolumbia.
Në një postim të bërë në Facebook, Berisha ka publikuar foton e ish kryetarit të PS të Komunës së fshatit Frakulli i Madh, Viktor Çervenaku, (në oborrin e banesës së të cilit u gjetën rreth 200 thasë), teksa shihet me kryeministrin Edi Rama.
“Edi Rama me mikun e tij të drogës Viktor Çervenaku! Vllezër në Kokainë! #sb”, shkruan Berisha.