Ferran Torres, sulmuesi i Barcelonës, i është përgjigjur në mënyrë të drejtëpërdrejtë thashethemeve që e lidhin me një kalim te Milani. Torres, në konferencë për shtyp para ndeshjes së Champions ndaj Benficës, u shpreh se e ardhmja e tij është te katalanasit.

“Milan? E ardhmja ime është këtu te Barcelona. Shpresoj të luaj shumë ndeshje dhe të fitoj shumë tituj të tjerë me fanellën e Blaugranas”, tha Torres.

24-vjeçari, në kampionat ka luajtur 13 ndeshje këtë sezon. Ai ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar, 2 asiste.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb