TIRANË- Francesco Becchetti, i shpallur në kërkim nga Shqipëria për pastrim parash, fshehje taksash e falsifikim dokumentash, po përgatitej të shiste klubin e futbollit Leyton Orient. Të paktën kështu shkruan sot, gazeta britanike “The Guardian”

90 % të klubit ai e kishte blerë nga Barry Hearn për 7 milionë euro. The Guardian raporton se Becchetti po përgatiste shitjen prej muajit të shkuar, përpara se në Shqipëri të përfundonin hetimet. Por duket se ai ishte në dijeni të lëvizjeve të prokurorisë shqiptare, pasi prej disa muajsh nuk vjen në Shqipëri. Edhe shitja e Leyton Orient dyshohet të ketë lidhje me situatën e krijuar në Shqipëri. Që kur ai e bleu Leyton Orient ra nga kategoria.

Ka dyshime se ai e ka përdorur edhe klubin në skemën e patrimit të parave. Gazeta ‘The Guardian’ thekson se nëse akuzat vërtetohen, Becchetti rrezikon dënimin me 15 vjet burg.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: