NGA AURORA GOLEMI
TIRANE- “Unë nuk jam vetëm një themelues i një kompanie punësimi, mbi të gjitha jam edhe gay, madje krenar!”
Është kjo deklarata e fortë publike që u bë nga Elton Ilirjani, drejtuesi i kompanisë së punësimit “The Head Hunter” në aktivitetin për Indeksin e Punësimit, ku u dhanë çmime për sipërmarrjet që kanë politikë antidiskriminimi për komunitetin LGBT.
Në Tepelenën e vitit 1990 Eltoni mori guximin dhe ia tregoi të atit orientimin e tij seksual.
Sot në datën 17 maj në ditën ndërkombëtare kundra Monofobisë dhe Transfobisë, ai tregon se rruga për të arritur deri në këtë ditë ka qenë plot sfida.
“Në vitin 1990 i them babait se isha gay. U përballa me realitetin. Imagjino Tepelenën e vitin 1990. Më kanë zënë me gurë, më kanë sharë, ofenduar. Por qëndroj sot këtu mes jush me dinjitet, si një njeri normal dhe i sukseshëm”, tha Ilirjani.
Kompania “The Head Hunter” ka shpërndare çmime në kategoritë Ar, Argjend dhe Bronx, për bizneset të cilat në politikat e tyre respektojnë diversitetin duke punësuar punëkërkuesit nga komuniteti LGBT.
Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, ishte ajo që dorëzoi një nga çmimet në kategorinë e artë.
“BE mbështet të gjithë njerëzit pavarësisht orientimit seksual të tyre. Homoseksualiteti nuk është me një tabu, është mjaft i rëndësishëm roli i sektorit privat për të kontribuar dhe për të krijuar një mjedis te hapur ku respektohet diversiteti, dhe mbrohen dhe përkrahin të drejtat dhe dinjitetin e punëkërkuesve dhe të të punësuarve të komunitetit LGBT”.
Në këtë vit të parë të iniciativës, kompanitë shqiptare treguan një interes të madh për të marrë pjesë dhe gjithsej 71 kompani nga industri të shumta kanë marrë pjesë vullnetarisht në hulumtimin e kryer nga the “Head hunter”.
Në 17 maj të vitit 1990 Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e quajti me homoseksualizmin sëmundje siç ishte konsideruar gjerësisht. Kjo ditë manifestohet në shumë vende të botës.
(el.sp/BalkanWeb)
