“The Telegraph” ka publikuar një audio që lidhet me sulmin ku mbeti I plagosur në këmbë Mojtaba Khamenei. Sipas raportimeve, Mojtaba Khamenei ishte shënjestër në të njëjtin sulm që vrau të atin e tij, por në momentin e sulmit, kur raketat goditën pallatin kishte dalë jashtë.

Më vonë shefi I protokollit për zyrën e Ali Khameneit, Mazaher Hosseini zbuloi se Mojtaba Khamenei u plagos në këmbë gjatë sulmeve, ndërsa gruaja dhe djali i tij u vranë menjëherë dhe kunatit të tij iu pre koka.

Në regjistrimin e publikuar nga The Telegraph, dëgjohet Hossein duke thënë: “Ishte vullneti i Zotit që Mojtaba të dilte në oborr për të bërë diçka dhe pastaj të kthehej. Ai ishte jashtë duke u ngjitur lart kur ndërtesa u godit nga një raketë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb