Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po ushtron presion mbi vendet e BE-së që mbështesin Kievin për të vendosur tarifa prej 500% mbi importet kineze, me të ardhurat e drejtuara për financimin e përpjekjeve të luftës së Ukrainës, raportoi të mërkurën The Telegraph.
Propozimi vjen si pjesë e përballjes më të gjerë të Uashingtonit me Pekinin, të cilën Trump e përshkroi këtë javë si një “luftë tregtare”. Kërcënimet e tij të përsëritura për tarifa të reja dhe masat hakmarrëse të Kinës kanë trazuar tashmë tregjet globale. SHBA-të gjithashtu u kanë kërkuar vendeve evropiane të penalizojnë Pekinin për blerjen e naftës dhe gazit rus.
Gazeta Telegraph tha se tarifat e propozuara do të ushqejnë një mekanizëm të quajtur “Fondi i Fitores së Ukrainës”. Sipas raportit, Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, është ngarkuar me detyrën e promovimit të idesë te qeveritë evropiane përpara një vizite në Uashington nga presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky të premten.
Kievi po kërkon të blejë raketa lundrimi Tomahawk të prodhuara në SHBA – një kërkesë që administrata Trump ka lënë të kuptohet se mund ta miratojë, me kusht që aleatët evropianë të mbulojnë kostot.
