Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është i pandërgjegjshëm dhe po trajtohet për një problem të rëndë” mjekësor në qytetin e Qomit.

Khamenei nuk është në gjendje të qeverisë vendin, sipas një vlerësimi të inteligjencës të cituar nga media prestigjioze ‘The Times’.

“Mojtaba Khamenei po trajtohet në Qom në një gjendje të rëndë, i paaftë të përfshihet në ndonjë vendimmarrje nga regjimi”, thuhet në një memo diplomatike të bazuar në inteligjencën amerikano-izraelite dhe të ndarë me aleatët e tyre të Gjirit.

Kjo shënon herën e parë që një raport ka zbuluar publikisht vendndodhjen e Khamaneit që nga fillimi i luftës, kur besohej se ai ishte plagosur në sulmet e para të 28 shkurtit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb