Thellohet bilanci i vdekjeve në Brazil nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Numri i viktimave ka shkuar në 64, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke punuar për gjetjen e të zhdukurve.

Mediat vendase raportojnë se mes viktimave, janë dhe 18 fëmijë.

Sipas autoriteteve braziliane, kjo është hera e parë që Brazili të përballet nga një situatë e tillë. Më shumë se 2400 njerëz janë zhvendosur nga reshjet e shiut që shkaktuan përmbytje në shtëpi, rrugë, klinika dhe institucione të tjera.

Amerika e Jugut është goditur nga një seri fatkeqësisht vdekjeprurëse të motit gjatë viteve të fundit, të cilët ekpertët thonë se ka të ngjarë të përkeqësohen nga ndryshimet klimaterike.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb