Shkon në 193 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga prishja e marrëveshjes së armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit.

Ministria e Shëndetësisë palestineze e kontrolluar nga Hamasi, raporton se 650 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmet izraelite.

Gjatë mbrëmjes që lamë pas, avionët luftarakë goditën pozicionet në jug të Gazës, e cila ka të ngjarë të jetë fokusi i fazës tjetër të ofensivës izraelite. Sulmet kishin në shënjestër zonat përreth Khan Younis, ku disa anëtarë të udhëheqjes së Hamasit besohet se fshihen nga Izraeli.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: