KOSOVË- Thellohet tragjedia. Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga ngjarja e rëndë në Podujevë.

Sipas mediave në Kosovë ka humbur jetën edhe autorja e dyshuar e krimit 31-vjeçarja Ardita Gashi.

31-vjeçarja pas vrasjes së 45-vjeçar Iliaz Brahimi, ka marrë peng nusen e xhaxhai të saj, duke e qëlluar atë dhe më pas veten. 73-vjeçarja ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit në spital. Ndërsa 31-vjeçarja humbi jetën në spital pas plagëve të marra.

Sipas IndeksOnline, 31-vjeçarja dyshohet ka pasur lidhje me 45-vjeçarin, megjithat♪7 hetimet vijojnë ende.

Ndërkohë në një reagim në herët Prokuroria e Kosovës, theksoi se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë, ndërsa arma e zjarrit dhe gëzhoja janë sekuestruar nga autoritetet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb