Nga Fatmira Nikolli
17 shkrimtarë shqiptarë kanë themeluar një Forum, që bashkon kontribute nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si edhe autorë që jetojnë dhe krijojnë në mërgatë. Përmes këtij organizimi, Forumi synon të krijojë një hapësirë dialogu, bashkëpunimi dhe rrjetëzimi, ku idetë mbi artin, krijimtarinë dhe kritiken letrare takohen për të ndërtuar kontakte reale kulturore, ndërshqiptare dhe ndërkombëtare. Në cilësinë e presidentit të Forumit, vëren se kërkojnë të ndikojnë vendimmarrjen.

“Në këtë frymë, Forumi 26 synon të ushtrojë një ndikim konstruktiv ndaj institucioneve dhe vendimmarrësve në fushën e kulturës, për ndërtimin e politikave kulturore koherente, gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj integritetit dhe unitetit të letërsisë shqipe. Prioritet mbetet promovimi i letërsisë shqipe si një e tërë e pandashme, si një hapësirë e përbashkët kulturore dhe artistike”, tha Çapaliku. Ai shtoi se kërkohet një treg i përbashkët i librit Shqipëri- Kosovë dhe vëmendje ndaj librit, ndërsa përmendi zhvlerësimin e tanishëm në disa plane.

Me librin që përballet me ngërçe financiare, doganore, tatime dhe mangësi ligjore e politikash apo subvencionesh që i dedikohen librit a letërsisë, duket se forumi, kërkon të bashkojë zërat. Sipas themeluesve, Forumi erdhi si nevojë për një organizim të ri, gjithëpërfshirës dhe bashkëkohor të shkrimtarëve shqiptare. President Nderi i Forumit është zgjedhur Visar Zhiti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb