Sulmuesi i Milanit, Raphael Leao ka përshëndetur mbrojtësin Theo Hernandez, i cili me gjasë do të transferohet nga kuqezinjtë tek Al Hilal në Arabinë Saudite. Në një postim në rrjetet sociale, Leao i uron fat Theos në aventurën e re.

“Vëllai im, shoku im në shumë beteja, kemi kaluar së bashku momente të mira e të këqija, por ishte një kënaqësi e madhe të ndaja dhomën e zhveshjes dhe fushën me ty. Të uroj gjithë fatin e botës në këtë fazë të re të jetës. Do të më mungosh shumë, sepse ndër vite je bërë një person shumë i rëndësishëm për mua.

Nuk duhej të përfundonte kështu, por jeta është e mbushur me sfida. Fat të mbarë në këtë rrugë të re, si gjithmonë. Gjithmonë do të jem duke të mbështetur ty… dhe neve”, ka shkruar Leao.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb