Tirana u bë sërish mbrëmjen e djeshme skenë e një proteste masive, e 17-ta me radhë, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Gjatë tubimit, protestuesit shpalosën pankarta me mesazhe të forta politike dhe sociale, duke shprehur pakënaqësinë ndaj situatës në vend dhe duke bërë thirrje për ndryshim. Mes sloganeve që tërhoqën vëmendjen ishin:
“Ne nuk kemi frikë, ata kanë.”
“Mjaft debatuat të ardhmen, shporruni vetë.”
“Mëmëdheu nuk falet as shitet, por trashëgohet.”
“Koha e rregullt po mbaron, më mirë mos ta çojmë në penallti.”
“Historia po troket, është koha për përgjigje.”
“Në këtë vend edhe e vërteta ka nevojë për leje ndërtimi.”
“Thërret Atdheu, përgjigjet diaspora.”
Një pjesë e pankartave iu kushtuan edhe komisioneres evropiane Marta Kos, në reagim ndaj deklaratave të saj të bëra një ditë më parë. Protestuesit shfaqën mesazhe ironike dhe kritike si:
“O bos, të rre menja se u ka bo deti Marta Kos.”
“As deti Jon, as Adriatik nuk do të bëhen kos, Marta.”
“Nuk bëhet Narta Kos.”
“Marta Kos, mos i beso! Rama jep dorëheqjen.”
