Investimet në turizmin malor, kryesisht në zonat me frekuentim të lartë të vizitorëve vendas e të po e shtojnë gamën e aktiviteteve atraktive dhe eksploruese. Lugina e Thethit, një nga perlat e veriut  të vendit, ku interesi i turistëve është gjithnjë në rritje, do të ketë një mundësi më shumë për t’u eksploruar dhe për të shijuar panoramën fantastike që ajo ofron.

Një Zipline i ri, i pari në këtë zonë, do të jetë në dispozicion të vizitorëve të apasionuar pas aventurës dhe natyrës së rrallë të Thethit, si një mundësi e re për ta zbuluar nga ajri hartën e atraksioneve të Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama vizitoi gjatë ditës së sotme, zonën e Thethit, ku investimi i ri tashmë është në dispozicion të vizitorëve, duke i dhënë pamjen e një destinacioni turistik europian. Kryeministri Rama u takua me banorë, mes tyre edhe investitorë me dëshirën për të kontribuar me të ardhurat e tyre në vendlindje.

“Kam ardhur nga Italia me gjithë dy djemtë, kemi 25 vjet që jetojmë në Itali dhe kemi ardhur si pas premtimeve tuaja qeverisë. Kemi ardhur me riparuar një shtëpi të vjetër që na e ka lënë gjyshi” – shprehet Mark Luka, një prej tyre.

Ndërkohë që kryeministri Rama shpjegoi se qeveria ka qenë përherë mbështetëse e këtyre investimeve dhe do të vijojë ta bëjë këtë me forma të reja. “Po mendojmë të bëjmë edhe një gjë tjetër, të mbështesim për një periudhë kohe pa taksa fare që mos të ketë asnjë lloj takse, vetëm këto sigurimet e punonjësve dhe do të vendosim edhe një fond për mbështetje financiare. Unë di them vetëm kaq. Kaq do ta them dhe për kaq jam gati ta firmos që me të investuar kursimet e atjeshme, këtu, te ajo shtëpia dhe me hap derën e me prit miq, fundi i muajit dhe i vitit del shumë më mirë sesa të rrish atje duke punuar për të tjerët. Pastaj sesa më shumë varet se sa është investimi, po ajo që sot nuk diskutohet më është që rruga është hapur. Këtu gjithnjë e më shumë njerëz vijnë, s’ka nevojë të shkoni ju në Itali, Angli e Gjermani, se vijnë Italianët, gjermanët, anglezët këtu edhe ju paguajnë për të gjithë shërbimit që ju bëni dhe juve shtëpinë tuaj, apo nuk rrohet edhe më gjatë këtu se ajri, s’është si në Tiranë. Plus që edhe ato kanalet e ujërave të zeza të politikës këtu s’prekin, keni malet që iu mbrojnë.” – u shpreh Kryeministri.

Sa i përket ccështjes së gjobave të vendosura nga ish bashkia për ndërtimet pa leje, kryeministri sqaroi se pjesë e masave të reja mbështetëse, do të jetë edhe zgjidhja e kësaj problematike. “Ato (gjobat) në këtë zonë, jo vetëm këtu, por edhe në zonat malore po themi, do t’i fshimë të gjitha, por vetëm për një arsye, se normalisht gjobat për ndërtimet pa leje nuk fshihen, se ndërtimi pa leje sot të çon në halle të tjera, por do t’i fshimë vetëm për një arsye, sepse ju keni ndërtuar pa leje këtu, jo sepse i keni zaptuar tokën dikujt tjetër, as sepse nuk keni dashur me marrë leje, por sepse s’keni patur mundësinë të merrni certifikatën e pronësisë. Edhe ato janë pjesë e kësaj paketës dhe besoj se që nga qershori do ta kemi gati këtë paketë.

Rama2
Rama2
Rama3
Rama3

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: