Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi akuzohet se theu masën e ‘arrestit shtëpiak’. Bëhet fjalë për shtetasin Blendur Domin.

NJOFTIMI I POLICISE
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari. Në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., 27 vjeç, banues në fshatin Malçenë, Kukës.

Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë në “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: