Një 31-vjeçar nga Tirana është ndaluar nga Policia Kufitare në pikën e kalimit Bllatë, teksa tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Gjatë verifikimeve rezultoi se ai ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës.

I riu ishte i dënuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

PKK Bllatë/ Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe tentoi të kalonte kufirin; kapet dhe arrestohet 31-vjeçari nga Tirana. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim apo të atyre që janë nën masa sigurie për vepra të ndryshme penale, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Bllatës ndaluan në dalje shtetasin K. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 31-vjeçari ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: