Një 40-vjeçare është shpallur në kërkim nga blutë e Shkodrës.

Sipas policisë A. G., 40 vjeçe, pasi është larguar nga banesa, në këndërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë  “Arrest në shtëpi”.

Sipas informacioneve 40-vjeçarja akuzohej për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Vijon puna për arrestimin e saj.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Shkodër shpalli në kërkim shtetasen A. G., 40 vjeçe, pasi është larguar nga banesa, në këndërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë  “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Vijon puna për kapjen e saj.   -Ditën e djeshme, shtetasi S. T., 27 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin e tij, në rrugën “Skënderbeu”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: