Thiago Silva është një nga lojtarët më të mirë te Chelsea. Edhe pse 38-vjeçar, mbrojtësi i njohur duket se akoma shumë për t’i dhënë skuadrës. Në një intervistë të dhënë për ESPN, ai nuk ka hezituar të flasë edhe për një rinovim të mundshëm.

“Po flasim, me shumë mundësi do të ndodhë gjithçka në ditët e ardhshme. Qëllimi im dhe ai i klubit është të vazhdojmë bashkë. E di se klubi ka nevojë për mua në këtë moment. Ka një grup të rinjsh dhe unë me eksperiencën tim mund ta ndihmoj këtë proces rindërtimi të klubit. Jam i gatshëm ta bëj, e di se përgjegjësia ime është shumë e madhe”, ka thënë Thiago Silva.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb