Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se protesta e 20 shkurtit dukej më shumë e drejtuar kundër PD se kundër opozitës.

I pyetur nga gazetari Osman Stafa për News24, nëse e ndjente apo jo vetën kryetar të Partisë Demokratike, ai tha se rruga e vetme është të përballeni me qeverinë dhe jo “të mbajnë thika me helm ndaj njëri- tjetrit”.

“Nëse protestën e kanë bërë kundër qeverisë shumë mirë. Ata e bënë sikur e kishin drejtuar kundër PD.
Rruga e vetme që të përballemi me qeverinë është të përballemi me të jo të mbajmë në shpinë thikat me helm për njëri tjetrin”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: