FIER- Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Levan në Fier. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal, pas një sherri mes dy personave.

“Në datën 17.12.2017, rreth orës 09:00, në urgjencën e spitalit Fier është sjellë për mjekim shtetasi F.S, 31 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Vogël, Fier.

Në një lokal në fshatin Lavan, dyshohet se shtetasi D.H, 40 vjeç, ka goditur goditur me thikë në bark shtetasin F.S”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasi Fatjon Saliaj po merr mjekim në spital, dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e shtetasit D.H dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb