TIRANË

Kryeministri Edi Rama u ndal tek reforma zgjedhore dhe tek kërkesa e Lulzim Bashës, i cili i kërkoi  kryeministrit që të zbatojë planin e hartuar prej opozitës ose të hapë krahun.

Shefi i qeverisë teksa thumboi liderin e PD, shtoi se nuk mund t’i bindet një urdhri të tillë, por e ftoi atë të ulet në tryezën e reformës zgjedhore për të adresuar  rekomandimet e OSBE-ODIHR.

“Të gjitha ata që e kundërshtojnë Shqipërinë janë edhe kundërshtarë të zgjerimit, do të thotë se Shqipërinë nuk e kanë as armike,Por në momentin që iu del  përpara Shqipëria, e përdorin si dordolec dhe e përdorin për interesat e tyre politike. Pse mos t’ua themi njerëzve këtu. Ata nuk është se nuk e duan Shqipërinë, por nuk duan  hapjen e Evropës.  Nëse jemi patriotë dhe nëse e kemi të ndarë Evropën nga qeveria socialiste duhet urgjent e bashkërisht të bëjmë reformen si fazë të parë dhe të marrin një nga një rekomandimet e OSBE/ODIHR  e ti zbatojmë.  Ato janë e zeza mbi të bardhë.

Merren dhe futen në ligj dhe me atë letër i thuhet Gjermanisë mike, që është avokate e negociatave sot,  ne i kemi plotësuar kushtet. Flasim edhe për votën e emigrantëve,  reformën zgjedhore do e bëjmë edhe pa ju. Ata që s’janë këtu dhe thonë hap krahun.Unë s’di t’i jap makinës, kjo dihet. Ti thotë këmbësori që rri tek hija e fikut makinës: hap krahun. Me çfarë dekreti hyjnor ma ke dorëzuar planin. Kush je ti, kë përfaqëson?”-tha Rama.

Shefi i qeverisë tha se duhet filluar urgjent me zbatimin e kushteve të vëna nga Gjermania për ngritjen e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

“Miqtë e mi, reformën zgjedhore mbi bazën e rekomandimeve të OSBE ta bëjmë menjëherë, urgjent. Ata që janë jashtë nuk e duan, ju e doni (opozita parlamentare). Të bëjmë reformën zgjedhore dhe të presim të plotësohen Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë dhe t’u themi miqve gjermanë i bëmë. Le të përfitojmë pastaj nga qenia e tyre në krah, se kushtet e tyre janë plotësuar. Në këtë pikë biem dakord për Evropën që e doni shumë, dhe e përdorni si shkop për të gjuajtur në krahun tjetër”-shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb