Sulmi terrorist në Nju Jork të SHBA-së që i mori jetën 8 personave, nga një emigrant nga Uzbekistani ka irrituar presidentin amerikan Donald Trump.

Në një postim në Twitter, Trump shprehet se përgjegjëse e këtyre akteve terroriste është “Lotaria Amerikane” e bazuar në demokraci, ashtu siç e vendosi Chuck Schumer. Presidenti i 45-të i SHBA-ve, kërkon që tani e tutje përzgjedhja për lotarinë të bëhet bazuar në meritë.

“Terrorizmi vjen në shtetin tonë përmes të quajturës “Lotaria Amerikane”, vendim i Chuck Schumer. Unë dua që të bazohet në meritë”, shkruan Trump.

dgahd

Ndërsa në një reagim tjetër Trump shprehet, “Ne po luftojmë shumë për emigracionin e bazuar në meritë, jo më sistem demokratik i lotarisë. Ne duhet të bëhemi më të ashpër (dhe më të zgjuar).

asdhj

 

Teksa citon Tony Shaffer, Trump shkruan se senatori Chuck Schumer po ndihmon në importimin e problemeve të Europës në SHBA, ndaj do ta ndalojnë këtë çmenduri.

Shoferi i cili përplasi për vdekje 8 persona në një pistë biçikletash në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte bërë pjesë e organizatës terroriste të ISIS kohë më parë.

Pas sulmit, Presidenti Trump shkruajti në Twitter “Nuk duhet të lejojmë ISIS-in të kthehet, ose të hyjë në vendin tonë, pasi po i mposhtim në Lindjen e Mesme dhe gjetiu. Mjaft!”

Ai shtoi më pas “Sapo urdhërova Departamentin e Sigurisë Kombëtare që ta intensifikojë edhe më tej Programin për Kontroll të Hollësishëm. Nuk duhet të ruajmë korrektesën politike për një gjë të tillë”.

Si lindi Lotaria Amerikane

Kongresi miratoi Lotarinë Amerikane, si pjesë e Ligjit të Emigracionit në vitin 1990, por u vu për herë të parë në jetë 5 vitë më vonë, në vitin 1995.

Sipas këtij programi, Departamenti amerikan i Shtetit ofron 50 mijë viza çdo vit emigrantëve nga vende të ndrysheme të botës. Shumica e vizave u shkojnë njerëzve nga vendet afrikane. Pjesë e këtij programi është edhe Shqipëria.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb