ISIS nuk ka ndërmend të ndalet teksa pas kërcënimit të 3 qyteteve ku do të zhvilloheshin ndeshjet e Champions, tashmë në shënjestër ka rënë Gjermania. Sipas mediave gjermane bëhet me dije se futbolli po kërcënohet sëriozisht nga Shteti Islamik i ISIS. Një fotografi e postuar në rrjetet sociale, ngre akoma më shumë dyshimet për sulme terroriste gjatë Euro 2024, një eveniment ku mbledh me miliona njerëz nga e gjithë bota.

900 0 1712920544xisis 421

Në postim shikohet një terrorist me armë në metro me titullin “Thirrja e fundit para daljes!”. Të vënë në dijeni të kësaj situate, Gjermani ka nisur menjëherë të marrë masa dhe të punojë intesivisht për të ndaluar çdo sulm të mundshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb