ELBASAN

Protesta e studentëve të Universiteteve Publike  kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura është shtrirë në disa qytete të vendit.

Studentët e Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan kanë bojkotuar mësimin dhe u kanë bërë thirrje të gjithë studenteve të dalin në protestë.

Me pankartat “Dilni në shesh, jo në dritare’, “s’jemi monedha, jemi studentë”, qindra studentë kanë marshuar drejt Universitetit të Elbasanit.

“Nuk jemi vetëm për kreditet por këtu jemi edhe për përmirësimin e arsimit në Universite, jemi për përmirësimin e kushteve, jemi për lehtësirën e tarifave. Sepse me këto tarifa nuk ia dalim dot!”, tha një student i Universitetit të Elbasanit.

Studentët kanë bllokuar përkohësisht bulevardin e qytetit ‘Aqif Pasha’.

47456734 969227149946279 1879136518002442240 N
47456734 969227149946279 1879136518002442240 N

Kujtojmë se Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, ndërsa në Shkodër do protestohet nesër.

Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb