Një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në gjermani i është bashkuar sot protestës ndërsa ka bërë thirrje që Berisha të japë dorëheqjen i pari për të vijuar me Ramën. Ai iu ka bërë thirrje dhe ambasadorëve të vendeve të BE që t’i bashkohen protestës.
“Jam nga Bulqiza, prej disa vitesh jetoj në Gjermani. Protestoj për veten. Por dhe për nënën time, 85 vjece që nuk merr pjesë dot në këtë protestë. I them Berishës; të lutem, jep dorëheqje si kryetar i PD. Ik ti i pari që të të ndjekë dhe tjetri. Nëse e do me të vërtetë këtë protestë. Nëse e do që Shqipëria të bëhet mirë ik ti i pari.”, tha ai.
