Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me gazetaren Ola Bruko, ka komentuar thirrjet kundër PD-së gjatë protestave të studentëve, duke i cilësuar ato si një situatë të ngjashme me atë të vitit 2018.

Boçi u shpreh se kauza e studentëve është e njëjtë me atë të Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se në protestë merr pjesë si qytetar dhe jo si përfaqësues i një partie. Sipas tij, thirrjet kundër PD-së nuk duhet të ushqehen, pasi ai i konsideron pjesë të një skeme të përsëritur, që synon të krijojë përçarje mes protestuesve dhe opozitës.

“Kauza e studentëve është e njëjtë me PD-në. Unë jam në protestë si qytetar, jo me flamurin e PD-së. Nuk e ndjejmë se na kanë përzënë, ato nuk janë thirrje. Nuk duhet t’u ushqejmë këto thirrje. Ai që fërkon barkun ndërton dritare cinizmi dhe shtyn urat. Këtë të punës së deputetëve e kemi përjetuar në 2018-ën, ku të njëjtët njerëz kanë realizuar largimin e PD-së nga protesta e studentëve. Nuk ishte parti, por lëvizje asokohe, gjoja, dhe ndërtonte konflikte të tilla me PD-në. Është ngjarje e 2018-ës. Është e qëllimtë. Është marrë i njëjti format. Kemi shkuar në Fakultetin Ekonomik në 2018-ën dhe është e njëjta situatë. Të kthjellohen dhe ata, për situatat e tyre mund të thërrasin dhe Zotin.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: