Në emisionin “ Me Zemër të Hapur” me autoren Evis Ahmeti në News24, po trajtohet rasti i plagosjes së një të mituri vetëm 15 vjeç në piceri “Fantazia” në zonën e Ali Demit, ngjarje e cila ndodhi rreth orës 17:10 të së dielës.
Nëna e të miturit, në një lidhje skype nga Trauma ka deklaruar se të gjithë përpjekjet për të fshehur ngjarjen janë bërë në sy të djalit.
“Gjithçka që është bërë për të fshehur ngjarjen është bërë në sy të djalit. Djali ka dalë jashtë, por e morën e futën brenda që të mos e shiftë askush në përpjekje për të fshehur ngjarjen.
Ambulancën e parë e kanë kthyer në përpjekje për të fshehur ngjarjen. Vetëm dy minuta larg ka qenë një spital privat, si të mos e marrë askush ta çojë. Vetëm kur djali ka humbur shumë gjak kanë njoftuar ambulancën e dytë që është vonuar 15 minuta.
Djalit i kanë thënë plasi një kapsollë, mos bëj panik kot”, tha ajo.
(BalkanWeb)