Magjia e Lionel Messit duket se ka ‘prekur’ edhe sulmuesin anësori të Atletico Madridit, Thomas Lemar. Edhe pse kundërshtarë Lemar i ka thurur elozhe ‘pleshtit’ dhe ka pranuar se  ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e tij të shtunën në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Ylli francez pranoi se Messi është një lojtar i nivelit tjetër në dallim nga të tjerët. “Unë kam mendimin e njëjtë si e gjithë bota. “Ai është një alien, një lojtar i veçantë. Messi mund të fitojë ndeshjen e ekipit të tij i vetëm në çdo kohë. Ai është lojtari më i mirë në botë”, ka deklaruar Lemar.

Barcelona fitor ndeshjen ndaj Atletiko Madridit 2-0, duke e çuar diferencën me këta të fundit në 11 pikë dhe duke hedhur një hap të sigurt drejt tutullit kampion.

BalkanWeb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: