“Kjo është konferenca ime e fundit si trajneri i Bayern Munich. Kishim disa kontakte këtë periudhë për të shqyrtuar mundësinë që të vijonim bashkëpunimin, por nuk gjetëm një akord”.

Me këto fjalë e nisi konferencën për shtyp në vigjilje të sfidën kundër Hoffenheim tekniku gjerman duke i dhënë fund zërave që flisnin mbi mundësinë për të qëndruar në krye të Bayern edhe sezonin e ardhshëm.

Tuchel kishte një kontratë me Bayern deri në 2025, por palët do t’i qëndrojnë vendimit të marrë pak kohë më parë, ku vendosën të ndërpresin bashkëpunimin ndërmjet tyre. Sipas mediave gjermane, Tuchel kishte kërkuar një kontratë deri në 2026 për të qëndruar te Bayern, kusht ky që nuk është pranuar nga drejtuesit e klubit.

Kaq ka mjaftuar që mediat tani të zbulojnë edhe prapaskena të tjera. Tuchel këtë periudhë është kontaktuar edhe nga drejtuesit e Milan, por kontaktet nuk kanë zgjatur shumë pasi Tuchel ka kërkuar 12 milionë euro në vit, shifër që drejtuesit kuqezi nuk mund t’ia ofrojnë. E ardhmja e Tuchel pritet të jetë në Premier League, aty ku ka ende shumë admirues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb