Një sfidë emblemë e “Premier League” është luajtur në orën 17:00 në stadiumin “Goodison Park” ku Everton dhe Leister kanë përplasur brirët. Ndeshja mbresëlënëse që përfundoi me 6 gola dhe me fitoren e vendasve nisi me spektakël që në minutën e parë.

Davies u tregua i pamëshirshëm ku me të rënë të bilbilit kaloi pothuajse të gjithë ekipin e Leister në minutën e parë për të realizuar golin e hapjes. Kaq për vendasit pasi minutat në vijim do flisnin për Leister që realizoi përmbysjen brenda pak minutave.

Në të katërtën Slimani do rikthente edhe një herë baraspeshën ndërsa Albrighton vetëm pas 6 minutash, ekzaktësisht në të 10, realizon një supergol duke i dhënë dhelprave për herë të parë avantazhin.

Më pas vendasit do mernin edhe një herë drejtimin e ndeshjes, që do rezultonte përfundimtar, duke i treguar Leister City-t se ata janë zotët e “Goodison Park”.

Në të 23-ën minutë në skënë ngjitet belgu Lukaku duke bërë detyrën me një gol tipik prej sulmuesi qendre që barazon shifrat 2-2. Pjesa e parë nuk mbyllet me aq sepse Jagielka 4-ër minuta para përfundimit çon vendasit në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Pjesa e dytë nuk nis me ritmin e të parës pasi duhet të vinte minuta e 57-të që Lukaku të stamponte shifrat në 4-2 dhe njëkohësisht të realizonte golin e dytë personal në këtë ndeshje. Minutat e mbetura ndonëse prodhojnë shumë raste nuk gjejnë konkretizim e që mbyllet me Evertonin që siguron 3 pikët e radhës e me Leister që pëson humbjen e parë pas 5 fitoresh. E para në “Premier League” që pas ardhjes së Kraig Shekspir në krye të pankinës.

Everton vs Leicester City 4-2 – All Goals… by YNWAHD
Everton pas javës së 32 renditet i 7 me 54 pikë duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm, ndërsa Leister ndodhet i 11 në tabelën e klasifikimit me 36 pikë.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb