Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen tragjike në Francë, ku pas zbulimit të disa eshtrave në Vernet, u mësua se ato i përkasin një 2-vjeçari. Mbetjet kockore u gjetën në një distancë prej 90 metrash nga shtëpia e gjyshërve. Mediat e huaja raportojnë se eshtrat u gjetën “në një shteg midis një kishe”. Po ashtu u tha se kjo zonë ishte kontrolluar shumë mirë nga policia.

“Nuk ka gjasa që një kafshë të sjellë mbetje njerëzore në fshat. Kjo na çon në skenarin që një person ka sjellë eshtrat e Emilit dhe me shumë gjasa kohët e fundit”, shtoi kryetari i bashkisë. “Ky lajm tronditës është ai që kishim frikë. Tani e dimë, në ditën e Ringjalljes Katolike, se Emile po na vëzhgon në dritën dhe dashurinë e Zotit, por dhimbja dhe trishtimi mbeten. Tani është koha për t’u pikëlluar, për t’u lutur dhe për të reflektuar”, thanë prindërit e vogëlushit përmes avokatit të tyre, i cili bëri thirrje që të respektohen momentet private të familjes. Hera e fundit që Emili u pa ishte me gjyshin e tij 58-vjeçar.

Që atëherë, fati i tij ka qenë i panjohur dhe hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë mundësi, përfshirë rrëmbimin dhe vrasjen. Një dëshmitar okular tha se ai pa gjyshin e tij, një fizioterapist-osteopat, duke prerë dru jashtë shtëpisë së tij rreth kohës kur fëmija dyshohet se u zhduk.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: