Thuajse në lot, Alvaro Arbeloa, trajneri i Real Madrid e përjetoi shumë këtë fitore, fundja me të drejtë pasi ky sukses erdhi pikërisht në momentin më të vështirë, me mungesa pafund, por dhe atëherë kur më pak pritej, ndaj Man.City në Champions. Me të drejtë, Arbeloa nuk i fshehu emocionet, por përgëzoi djemtë e tij për këtë sukses monumental:
“Jam i emocionuar për tifozët, për lojtarët dhe për mënyrën se si u argëtuan. Real Madrid e meritonte një fitore të tillë, 3-0 është një sukses më shumë se sa çdo kusht e priste. Valverde? Ai është një lojtar i rrallë, ai luan kudo që ia kërkon. Ai është një pikë referimi për këtë klub, një lojtar i madh”, u shpreh Arbeloa.
Pavarësisht humbjes së rëndë, Pep Guardiola beson, në sytë e tij Man.City mund të përmbys këtë disfatë: “Rezultati është i pastër, por mungojnë edhe 90 minuta të tjera. Kam ndjesinë që nuk ishte një ndeshje kaq e keqe. Në pjesën e parë ata kishin 3 raste dhe shënuan 3 gola. Për fat të mirë nuk shënuan edhe golin e katërt. Me tre është e vështirë, imagjinoni nëse do të kishin shënuar edhe të katërtin. Tani do të shkojmë për darkë, do të pushojmë dhe më pas do të rikuperohemi. Valverde? Është një lojtar fantastik, i aftë të luajë në disa pozicione. Sot realizoi tre gola të bukur”, u shpreh Pep Guardiola.
