Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në mbrëmje zhvillimet e fundit brenda mazhorancës. Referuar lajmeve të publikuara në media rreth mundësisë së shkarkimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani,  Berisha thotë se kjo është fitore e Kelmend Balilit, i ashtuquajturi “Escobari i Ballkanit”.

Sipas Berishës, Manjani u shkarkua nga Kryeministri Edi Rama për faktin se denoncoi disa herë mbrojtjen nga policia të Kelmend Balilit.

Statusi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Fiton Eskobari!

Te dashur miq, mediat njoftojne se Rama, ne vend te arrstimit te Balilit vendosi shkarkimin e Ministrit te Drejtesise, Ylli Manjani si nje akt hakmarrje per denoncimin qe Manjani i beri publikisht mbrojtjes shume mujore te Eskobarit nga Rama – Tahiri! sb

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb