Protesta e studentëve dhe e gjimnazistëve vazhdon edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, përveç Tiranës.
Në Korçë, studentët dhe gjimnazistët kanë nisur protestë të madhe në rrugët e qytetit.
Ata kanë thyer karrige, stola dhe reklama në rrugët e Korçës.
Thyhen xhamat e Drejtorisë Arsimore në Korçë
Të rinjtë protestues kanë thyer xhamat e Drejtorisë Arsimore në Korçë.
Ata kanë shkatërruar edhe derën e kësaj Drejtorie. Ndërsa, janë thyer edhe xhamat e gjimnazit Raqi Qirinxhi.
Të rinjtë në këtë qytet kërkojnë kushte më të mira dhe shprehen se kostoja e jetesës në vend është tepër e lartë e jetesa e papërballueshme.
