Për herë të parë pas 49 vitesh, Italia pëson humbje në sfidën e parë të vlefshme për kualifikueset e një Evropiani. Anglia thyen mallkimin “azzurr”, i mposht në “Maradona” me rezultatin 1-2, në sfidën e vlefshme për Grupin C.
Ekipi i Southgante ishte superior në pjesën e parë, kishin kontrollin e lojës, duke kaluar në avantazh që në minutën e 13-të pas një predhe nga Rice.

Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 44-ët, “tre luanët” fituan një 11-metërsh prej prekje të topit me dorë nga Di Lorenzo. Harry Kane nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke shënuar goli ne 54-ët me përfaqësuesen angleze, është ai golashënuesi me i mirë në histori për ishullorët.

Rezultati mund të ishte edhe më i thellë në pjesën e parë, por në mënyrë të pabesueshme Grealish shpërdoroi një rast të pastër me portën e boshatisur.
Historia ndryshoi me fillimin e pjesës së dytë, ku “azzurrët” morën frenat e lojës. Në minutën e 56-të, Retegui ngushtoi shifrat në 1-2 duke u futur në historinë e futbollit italian, bëhet lojtari i parë që luan jashtë Serie A që shënon gol në debutim.

Pavarësisht se mbeten me një 10-të lojtarë pas minutës së 80-të, ku Shaw u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, anglezët ruajtën rezultatin duke dalë me pikë të plota nga transferta italiane.
(BalkanWeb)